Plagoset një person me thikë në Sarandë

Shqipëria

Plagoset një person me thikë në Sarandë

Më: 21 maj 2022 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Një person është plagosur me thikë në Sarandë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.

Pas një sherri mes tyre D. G., ka goditur me mjet prerës shtetasin D. R., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

“Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 21.05.022, në lagjen nr.1, Sarandë gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi D. G., ka goditur me mjet prerës shtetasin D. R., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen e shtetasit D. G.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat