Dëshmia e Besjan Xhixhës: Nuredin Dumani gënjen, shoqërohej me prokurorë, gjyqtarë e politikanë

Shqipëria

Dëshmia e Besjan Xhixhës: Nuredin Dumani gënjen, shoqërohej me prokurorë, gjyqtarë e politikanë

Më: 21 maj 2022 Në ora: 21:39
Besjan Xhixha

Gjykata e Posaçame ka lënë në burg 18 të arrestuarit ngag SPAK pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.

Mësohet se 9 prej tyre ishin duke vuajtur dënime të tjera në burg dhe po aty i është komunikuar edhe akuza e radhës. Ndërkaq 14 persona, mes tyre të organizuar edhe si drejtues të grupeve kriminale, kanë mundur tu shpëtojnë prangave duke u arratisur.

Po sot masa e arrestit me burg i është bërë e ditur edhe vetë Nuredin Dumanit. Mësohet se prokurori dhe gjykatësja ia kanë bërë të ditur vendimin në spital duke shmangur përballjen e tij me të akuzuarit e tjerë në sallën e gjykatës.

Një prej tyre është edhe Besjan Xhixha, i cili para trupës gjyqësore ka deklaruar se e njeh mirë Dumanin e, se ai nuk thotë të vërtetën.

Sipas të pandehurit Xhixha Nuredin Dumani shoqërohej nga Prokurorë dhe politikanë të ndryshëm, duke pasur edhe mbrojtjen e tyre në shumë krime. Pavarësisht këtyre deklaratave, Besjan Xhixha ka thënë se me detaje dot të flasë në një moment tjetër.

Arrest me burg u dha edhe për Henrik Hoxhën dhe  Leonard Palushin efektiv e policie. Gjatë seancës ky i fundit ka theksuar se ka bërë vetëm detyrën madje më shume seç duhet, ndërsa u akuzua se ka orientuar gabim hetimet.

Por në nisjen e gjykimeve nuk munguan as incidentet. Ilirjan Feçi, i mbajtur në qelitë e Shënkollit, është nisur me vonesë drejt Tiranës, pasi ka pasur një ngatërresë, ku në vend të tij para trupës u paraqit gabimisht një shtetas tjetër.

Ndërkaq hetimet tashmë po zhvillohen edhe për dekonspirim të aksionit, për shkak se 14 persona arritën të largohen

“Jemi duke hetuar bashkë me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe nëse diçka e tillë ka ndodhur gjithë se kush do të mbajë përgjegjësi nëse ka dekonspiruar operacionin.”- tha Gledis Nano.

Kontrolle janë zhvilluar edhe mbrëmjen e së premtes në disa qytete dhe po ashtu do të vazhdojnë edhe më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat