Pas 9 vitesh, Sali Berisha rizgjidhet në krye të PD-së

Shqipëria

Pas 9 vitesh, Sali Berisha rizgjidhet në krye të PD-së

Më: 22 maj 2022 Në ora: 07:48 Përditësuar në ora: 23:59 më 22.05.2022
Sali Berisha dhe Ibsen Elezi, foto ilustrim nga "Bota sot"

​Berisha pas fitores: U krye mrekullia e shekullit 21

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, ka mbajtur sonte një fjalim si kryetar i ri i Partisë Demokratike.

Një mesazh Berisha dha edhe për rivalin e tij, Ibsen Elezi të cilin e përgëzoi për garën me integritet e qytetari.

U krye! U krye jo zgjedhja e Sali Berishës, por mrekullia e vërtetë e shekullit 21. Nuk kam një fjalim të gjatë, por mirënjohje të madhe për të gjithë.
Se ju do të jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj, dëshmitarë i pengesave të jashtëzakonshme. Njerëz të idealeve më të larta më fisnike, njerëz që bënë historinë në një proces të mrekullueshëm, ndaj mirënjohja shkon ndaj atyre. Kam një mirënjohje të pakufishme që sot këtë ditë të 22 majit lanë të gjitha obligimet dhe votuan kryetarin PD-së. Ky besim i jashtëzakonshëm është për mua detyrim i madh, por unë kam bindje që së bashku do t’ia dalim
”, ka thënë Berisha.

Jemi në mision, jemi burra dhe gra djem dhe vajza që kemi për pasion lirinë dhe kemi për mision që proceset që njohu partia demokratike ti njohë mbarë Shqipëria dhe të shpëtojmë Shqipërinë nga një regjim që nuk e meriton. Ishin të rinjtë, promotorët kryesorë të kësaj lëvizje ndaj dhe betimi im është se do të bëj gjithçka që ëndrrat e tyre më të bukura të bëhen realitet në këtë vend. Ai që realizon ëndrrat e tij është pafundësisht i detyruar të bëjë gjithçka për realizimin e ëndrrave të të tjerëve. Më pak se një vit më parë, pasi më pyetën gazetarët, çfarë mendon për rikthimin tënd dhe a do të rikthehesh në krye të PD dhe përgjigjja ime ishte ‘ever say never’. Ndaj dua t’iu them të gjithëve ‘ever say never’. Ne do të fitojmë. Kam një përshëndetje të veçantë për Elezin i cili si demokrat zhvilloi një garë të qytetëruar”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha është rizgjedhur pas nëntë vjetësh kryetar i Partisë Demokratike

Ish-kryeministri Sali Berisha është rizgjedhur pas nëntë vjetësh kryetar i Partisë Demokratike, në zgjedhjet e zhvilluara ditën e sotme nga Komisioni i Rithemelimit.

Në garë për këtë post ishin ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi.

Pas një procesi votimi prej 12 orësh, anëtarët e PD-së kanë votuar në 108 qendra votimi në të gjithë vendin, ku fitues u shpall ish-lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Pjesëmarrja në votim ka qenë mjaft e lartë një shifër e vështirë për t’u krahasuar me proceset e shkuara për sa kohë askush në PD nuk kishte të dhëna të sakta të anëtarësisë.

Berisha sfidoi sërish një vit pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA-ja, duke konfirmuar përmes votës rikthimin e tij në krye të Partisë Demokratike, rikthim që rrezikohet nga një vendim gjykate.

Nga ana tjetër, edhe kandidati tjetër Ibsen Elezi u tregua i vendosur, krahas kritikave mbi parregullsitë e procesit dhe nuk u tërhoq nga gara.

Në të gjitha vendet ku ka mbaruar numërimi i votave është shpallur fitues Sali Berisha, duke lënë pas me diferencë të konsiderueshme votash kandidatin tjetër për kryetar të PD-së Ibsen Elezin.

Bëhet me dije se në Shkodër është shpallur fitues Sali Berisha me 319 vota kundrejt Ibsen Elezit me 67 vota.

Ibsen Elezi nuk ka arritur të fitojë as Kukësin, qytetin e vendlindjes ku kishte edhe më shumë pritshmëri. Berisha ka marrë 714 vota duke lënë pas Ibsen Elezin me 164 vota.

Në Has, Berisha shpallet fitues me 803 vota ndërsa Ibsen Elezi 22 vota.

Në Patos ka përfunduar gjithashtu numërimi ku në total kanë votuar 626 anëtarë të Partisë demokratike. 614 vota rezultojnë për Sali Berishën, 11 vota Ibsen Elezi, ndrësa 1 votë e pavlefshme.

Në Mallakastër në total kanë votuar 419 anëtarë ku 10 vota i ka marrë Ibsen Elezi ndërsa 409 të tjera Sali Berisha.

Në Maliq Berisha ka marrë 1266 vota ndërsa Ibsen Elezi 10 vota.

Në Bulqizë ka përfunduar gjithashtu numërimi i votave ku 456 anëtarë votuan dhe u shpall fitues Berisha me 431 vota duke lënë pas Ibsen Elezim më 17 vota.

Në Burrel kanë votuar 526 anëtarë ku Berisha është fitues me 490 ndërsa Ibsen Elezi ka marrë vetëm 31 vota.

Në Mirditë kanë marrë pjesë në votim 478 anëtarë ku 454 vota i ka marrë Sali Berisha ndërsa 18 vota Ibsen Elezi. 6 vota ishin të pavlefshme.

Në Fier kanë votuar në total 2234 anëtarë, ku Berisha ka marrë gjithsej 2170 ndërsa Ibsen Elezi 46 vota. 18 vota ishin të pavlefshme.

Në Tropojë Berisha ka marrë 914 vota ndërsa Ibsen ElEzi 2 vota.

Në Lezhë kanë votuar gjithsej 906 anëtarë, ku 859 vota i ka marrë Sali Berisha ndërsa 39 Ibsen Elezi.

Në Lushnjë votuan gjithsej 815 anëtarë. Berisha ka marrë gjithsej 733 vota ndërsa Ibsen Elezi 73. Të pavlefshme ishin 9 vota./tch

Zgjedhjet për kreun e PD, mbyllet numërimi në pjesën më të madhe të qyteteve të vendit

Procesi i votimit për kreun e ri të PD-së ka përfunduar në të gjitha qytetet ndërkohë, në disa prej tyre ka përfunduar edhe numërimi duke shpallur kështu fituesin.

Në të gjitha vendet ku ka mbaruar numërimi i votave është shpallur fitues Sali Berisha, duke lënë pas me diferencë të konsiderueshme votash konkurrentin tjetër për kryetar të PD-së Ibsen Elezin

Bëhet me dije se në Shkodër është shpallur fitues Sali Berisha me 319 vota kundrejt Ibsen Elezit me 67 vota.

Ibsen Elezi nuk ka arritur të fitojë as Kukësin, qyetetin e vendlindjes ku kishte edhe më shumë pritshmëri. Berisha ka marrë 714 vota duke lënë pas Ibsen Elezin me 164 vota.

Në Has, Berisha shpallet fitues me 803 vota ndërsa Ibsen Elezi 22 vota.

Në Patos ka përfunduar gjithashtu numërimi ku në total kanë votuar 626 anëtarë të Partisë demokratike. 614 vota rezultojnë për Sali Berishën, 11 vota Ibsen  Elezi, ndrësa 1 votë e pavlefshme.

Në Mallakastër në total kanë votuar 419 anëtarë ku 10 vota i ka marrë Ibsen Elezi ndërsa 409 të tjera Sali Berisha.

Në Maliq Berisha ka marrë 1266 vota ndërsa Ibsen Elezi 10 vota.

Në Bulqizë ka përfunduar gjithashtu numërimi i votave ku 456 anëtarë votuan dhe u shpall fitues Berisha me 431 vota duke lënë pas Ibsen Elezim më 17 vota.

Në Burrel kanë votuar 526 anëtarë ku Berisha është fitues me 490 ndërsa Ibsen Elezi ka marrë vetëm 31 vota.

Në Mirditë kanë marrë pjesë në votim 478 anëtarë ku 454 vota i ka marrë Sali Berisha ndërsa 18 vota Ibsen Elezi. 6 vota ishin të pavlefshme.

Në Fier kanë votuar në total 2234 anëtarë, ku Berisha ka marrë gjithsej 2170 ndërsa Ibsen Elezi 46 vota. 18 vota ishin të pavlefshme.

Në Tropojë Berisha ka marrë 914 vota ndërsa Ibsen ElEzi 2 vota.

Në Lezhë kanë votuar gjithsej 906 anëtarë, ku 859 vota i ka marrë Sali Berisha ndërsa 39 Ibsen Elezi.

Në Lushnjë votuan gjithsej 815 anëtarë. Berisha ka marrë gjithsej 733 vota ndërsa Ibsen Elezi 73. Të pavlefshme ishin 9 vota.

Zgjedhjet për kryetarin e PD, përfundon numërimi në Qarkun e Vlorës

Komisionet e numërimit kanë përfunduar me numërimin e votave në të gjitha degët e qarkut të Vlorës.

Në qytetin e Vlorës kanë votuar 890 anëtarë, ku Berisha mori 836 vota ndërsa Elezi 45 vota. 8 vota ishin të pavlefshme.

Në Selenicë votuan 219 anëtarë, ku 196 prej tyre votuan Berishën ndërsa 22 të tjerë Elezin. Një votë e pavlefshme.

Në Himarë votuan 124 anëtarë, ku 113 prej tyre votuan Berishën ndërsa 9 prej tyre Elezin. 2 vota ishin të pavlefshme.

Në Sarandë votuan 486 anëtarë, ku 354 prej tyre votuan Berishën ndërsa 121 Elezin. 11 vota ishin të pavlefshme.

Në Delvinë votuan 221 anëtarë, ku 207 prej tyre votuan Berishën ndërsa 14 Elezin.

Berisha kryeson garën për kreun e PD, diferencë votash me Ibsen Elezin

Ashtu sikurse pritej, Sali Berisha është në avantazh krahasuar me Ibsen Elezi, kur procesi i numërimit ka përfunduar në disa qendra votimi.

Më konkretisht në Skrapar, nga 214 votues në total, kanë votuar 104. Nga këta, 91 vota kanë shkuar për Sali Berishës, 8 për Ibsen Elezi dhe 3 të tjera të pavlefshme.

Ndërkohë në një qendër votimi në Kukës, diferenca e votave mes Berishës dhe Ibes Elezi është e madhe. 261 vota kanë shkuar për Berishës dhe 32 për Elezin, 3 të pavlefshme.!

Në total votuan 296 anëtarë të PD.

Përfundon numërimi i votave në disa qytete, dalin rezultatet e para për kreun e PD-së

Gramsh. Pas mbylljes së procesit të votimit, në Gramsh janë numëruar edhe votat. Sipas raportimeve Berisha kryeson me 353 vota. Ibsen Elezi 17 vota ndërsa në total kanë votuar 372 anëtarë.

Roskovec mësohet se Berisha ka marrë 433 vota, ndërsa Ibsen Elezi 39. Katër vota të tjera kanë dalë të pavlefshme.

Dibër mësohet se kanë votuar në total 754 votues nga të cilët Berisha ka marrë 664 vota.

Ibsen Elezi ka marrë 84 vota ndërsa 6 vota rezultuan të pavlefshme.

Cërrik
337 vota Sali Berisha,14 vota Ibsen Elezi dhe 6 vota kanë dalë të pa vlefshme.

Klos. Kanë votuar 445 anëtarë ku Sali Berisha ka marrë 429 vota ndërsa Ibsen Elezi 9.
Të pa vlefshme 7

Burrel. Gjithësej kanë votuar 526 anëtarë nga të cilat 490 vota janë për Sali Berishën dhe 31 për Ibsen Elezin
Të pa vlefshme 5

Lezhë. Sali Berisha ka marrë 1057 vota, Ibsen Elezi 128 vota dhe 3 vota kanë dalë të pavlefshme.

Selenicë kanë votuar 220 persona. Nga votimi Sali Berisha 198 vota, Ibsen Elezi 22 vota.

Skrapar rezulton se Berisha ka fituar me 91 vota ndërsa Elezi mori 3 vota.

Pogradec Berisha ka marrë 484 vota ndërsa Elezi 32 vota.

Devoll.1082 vota shkojnë për Sali Berisha, 135 vota Ibsen Elezi, 8 vota të pavlefshme

Kuçovë kanë votuar 483 anëtarë nga të cilët 437 vota Sali Berisha, 45 vota Ibsen Elezi, 1 votë ka e pavlefshme

Berat kanë votuar 441 anëtarë, ku Berisha ka marrë 378 vota, ndërsa Ibsen Elezi 57 vota.

Maliq Sali Berisha ka marrë 1266 vota, ndërsa Elezi 10.

Berat Sali Berisha ka marrë 378 vota ndërsa Ibsen Elezi 57 vota, të pavlefshme3 vota

Morën pjesë 441 votues

Poliçan Sali Berisha – 93 vota, Ibsen Elezi  2 vota

Pjesëmarrja – 95 votues

Maliq Sali Berisha 1266 vota, Ibsen Elezi 10 vota

Të pavlefshme 2 vota

Mallakastër Sali Berisha 409 vota, Ibsen Elezi 10 vota

Has Sali Berisha 803 vota, Ibsen Elezi 22 vota, të pavlefshme 5 vota

Patos kanë votuar 626 anëtarë nga të cilët 614 vota Sali Berisha, 11 vota Ibsen Elezi, 1 votë e pavlefshme

Kolonjë 356 vota merr Sali Berisha 38 vota Ibsen Elezi dhe 6 vota rezultojnë të pavlefshme

Fushë Krujë kanë votuar 470 anëtarë, 447 vota Sali Berisha, 11 vota Ibesen Elezi, 12 vota të pavlefshme

Sukth 493 vota Sali Berisha, 10 vota Ibsen Elezi, 5 vota të pa vlefshme.

Kukës diferenca e votave mes Berishës dhe Ibes Elezi është e madhe 261 vota kanë shkuar për Berishës dhe 32 për Elezin, 3 të pavlefshme.

Krujë kanë votuar 538 anëtarë 523 vota Sali Berisha, 14 vota Ibsen Elezi,1 votë e pavlefshme.

Lushnje 733 vota Sali berisha, 73 vota Ibsen Elezi, 9 vota të pavlefshme.

Dimal kanë votuar 347 anëtarë, 305 vota Sali Berisha, 28 vota Ibsen Elezi dhe14 vota të pavlefshme.

Divjakë kanë votuar 354 anëtarë, 320 vota Sali Berisha, 34 vota Ibsen elezi

Tritan Shehu: Rezultati i zgjedhjeve do mësohet sonte! Po shkojmë drejt formatimit të PD dhe përballjes me regjimin

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka votuar në procesin zgjedhor për kreun e PD, në qendrën e votimit në Gjirokastrës.

Shehu u shpreh për mediat se rezultati do të bëhet i ditur sonte në darkë ndërsa u shpreh se procesi ka ecur mjaft mirë në të gjithë vendin.

Ai deklaroi se ky proces zgjedhor do të çojë në formatimin e strukturave drejtuese të PD, konsolidimin e saj dhe përballjen me regjimin.

“Sapo votova në Gjirokastër pasi isha në Memaliaj, Tepelenë, Këlcyrë, Përmet. Do vazhdoj edhe në Lazarat për të parë ecurinë e këtij procesi që po ecën mjaft mirë. Krejt i rregullt.

Anëtarët e PD po votojnë në bazë të vullnetit të tyre për kryetarin e ardhshëm të PD që sonte në darkë do bëhet i ditur se kush do të jetë pasi të numërohen skedat e votimit në të gjithë vendin.

 I uroj anëtarët e PD për këtë respektim që do na çojë në formatimin e strukturave drejtuese të PD, konsolidimin e saj dhe përballjen me regjimin që duhet shembur. Ndryshe e ardhmja e Shqipërisë është në një dyshim shumë të madh”, tha Shehu.

Gara për kryetar të PD/ Albana Vokshi: Deri në orën 11:00 kanë votuar mbi 14 mijë demokratë! Pas zgjedhjeve do hapim procesin e pastrimit të listave

Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi ka deklaruar se deri në orën 11:00 në garën për kryetar të PD kanë votuar 14 012 anëtarë të PD.

“108 qendra votimi në të gjitha degët e PD në të gjithë vendin. Procesi vijon normalisht, Ka pasur interes të madh të demokratëve për të votuar që në orët e para të mëngjesit. Kemi më shumë qendra votimi dhe ka pasur një menaxhim më të mirë të fluksit në qendrat e votimit. 14 012 anëtarë të PD që kanë votuar deri në orën 11:00. Pas zgjedhjeve do hapim procesin e pastrimit të listave”, tha ajo.

Ajo u shpreh se nuk kanë një numër të saktë të anëtarëve demokratë me të drejtë vote ndërsa paralajmëroi se pas zgjedhjeve do të nisë një proces për pastrimin e listave. “Lista është e vitit 2019. Është një listë fiktive. Askush nuk e di sa është numri real i anëtarëve të PD sepse listat kanë qenë të fryra. Pas votimeve të referendumit ka pasur demokratë që kanë votuar me kartat e anëtarësisë. Kjo ka vijuar edhe për primaret.

Edhe në primare dhe në votimet për kryetar të PD janë paraqitur anëtarë që kanë votuar me karta. Kjo do të ndodhë edhe sot. Kemi vënë në dispozicion listën e vitit 2019 me shtesa e fundit. Dua të kujtoj që gjatë votimeve të fundit që janë zhvilluar në PD ku kanë marrë pjesë 43 mijë anëtarë të PD, në zgjedhjet e degëve kanë marrë pjesë 39 mijë anëtarë. Këtu ka variuar numri i anëtarëve që kanë votuar në zgjedhjet e fundit. Ne do ju informojmë në kohë reale”, tha Vokshi.

Vokshi nuk dha një kohë fikse për daljen e rezultatit por theksoi se ai do të bëhet publik me të mbaruar procesi i numërimit. “Sapo të mbyllen qendrat e votimit dhe të vijë informacioni nga të gjitha qendrat e votimit. Vëzhguesit e dy kandidatëve janë prezent. Mediat janë prezent. Mediat janë të ftuara.

Lexo lajmin e plotë KËTU.

Garon me Berishën për kreun e PD, Ibsen Elezi: Nuk do të lejoj asnjë shkelje!

Sali Berisha dhe Ibsen Elezi garojnë sot për kreun e Partisë Demokratike.

Procesi i votimit ka nisur prej orës 8.00 dhe do të mbyllet në orën 18.00. Zgjedhjet po zhvillohen në 108 qendra qendra votimi në të gjithë vendin

Ibsen Elezi: Drita e së ardhmes s’është as doktori as unë, është demokracia. Thyerja e çdokujt që ka fut duart në vjedhje.

Jemi në një sistem që duhet të vendosim për ide, jo për individë. Unë jam fokusuar shumë te procesi, prandaj kam pranuar të jem në garë. Pas shpalljes së fituesit, do ta njoh rezultatin, por nuk do të toleroj shkeljet, kam lejuar disa shkelje parimore. Nëse  nuk do jenë komisionerët korrekt, nuk mund ta toleroj.

Zgjedhjet për kreun e PD, Berisha: Proces historik, paralel me procesin mafioz për presidentin e ri! Nuk ka vendim që ndal…

Sot po mbahen zgjedhet për kryetar të Partisë Dekomratike.

Berisha: Përshëndes demokratët, komisionerët e 108 qendrat e votimit në mbartë Shqipërinë dhe ju uroj të marrin pjesë të gjithë në këtë proces historik, jo vetëm për PD.

Të votojnë sipas vullneti të lirë dhe kandidatit që duhet. Proces historik jo vetëm për PD po për mbarë Shqipërinë, sepse finalizon triumfin e kësaj partie. Zhvillohet paralel nga një proces mafioz antikushtetues, ai i zgjedhjes së presidentit të republikës, bazohet mbi grabitjen e votës së lirë së shqiptarëve.

Sot në këtë proces mbarëshqiptar shohim dritën e shpresës. Nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat