Demokratët zgjedhin sot kryetarin e tyre, Berisha kërkon ‘bekimin’ e anëtarëve, edhe pse Gjykata ende s’ka folur

Shqipëria

Demokratët zgjedhin sot kryetarin e tyre, Berisha kërkon ‘bekimin’ e anëtarëve, edhe pse Gjykata ende s’ka folur

Më: 22 maj 2022 Në ora: 08:04
Sali Berisha

Anëtarët e Partisë Demokratike për rreth 10 orë do t’iu drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm të kësaj force politike.

Mundësitë janë të pakta, mes Sali Berishës, liderit historik të demokratëve, që vjen në këto zgjedhje, një vit pas shpalljes non grata dhe Ibsen Elezit, i cili pavarësisht se kishte përballë ish-kryeministrin vendosi që të ishte pjesë e garës.

Procesi i votimit do të nisë në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00 dhe do të zhvillohet në 108 qendra qendra votimi.

Te dy kandidatët zhvilluan për rreth 10 ditë takime me demokratët në bazë, për të kërkuar mbështetjen e tyre, me Elezin që paraqiti një platformë,  përballë premtimeve të Berishës pë rta bërë PD-në një forcë opozitare të fortë, dhe të denjë për tu rikthyer në qeverisjen e vendit.

Këto zgjedhje, pavarësisht pjesëmarrjes, do të përballen me dyshimin e legjitimitetit të tyre, sa kohë që çështja për njohjen e Komisionit të Rithemelimit si organ drejtues në PD, është ende në dyert e gjykatës së Apelit të Tiranës.

Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve ka marrë të gjitha masat për shpërndarjen e bazës materiale, dhe siç është bërë e udhës në proceset e drejtuara prej tyre, kohë pas kohe do të bëjnë me dije dhe të dhëna për pjesëmarrjen në votime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat