Komisioni i Rithemelimit shtyn deri në 20:00 votimin për kreun e PD-së

Shqipëria

Komisioni i Rithemelimit shtyn deri në 20:00 votimin për kreun e PD-së

Më: 22 maj 2022 Në ora: 17:15
Ilustrim

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike e ka shtyrën deri në orën 20:00 procesin e votimit për kreun e PD-së.

Duket se një gjë e tillë është bërë për shkak se ka shumë kërkesa në degë për të votuar dhe në mënyrë që anëtarët e PD-së të bëhen pjesë, është shtyrë me 1 orë orari i votimit.

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pas  kërkesave të shumta të ardhura prej degëve, ka vendosur të shtyjë orarin e votimit deri në orën 20.00.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat