​Mbi 140 mijë vaksina antiCOVID-19 arritën këtë javë në Shqipëri

Shqipëria

​Mbi 140 mijë vaksina antiCOVID-19 arritën këtë javë në Shqipëri

Më: 22 maj 2022 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë ët ditur se gjatë kësaj jave në Shqipëri kanë arritur 140 mijë e 400 doza vaksine anticovid, si pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer.

Deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 3 milionë e 282 mijë e 630 doza vaksine antiCOVID.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik u bëjnë apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Qytetarët mbi 60-vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës antiCOVID, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, thuhet në një postim në Facebook.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 445 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 26 qytetarë, ndërsa 34 janë shëruar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat