Berisha u rizgjodh kryetar, por cili ishte paralajmërimi i ambasadores Kim: Nëse ndodh, do të...

Shqipëria

Berisha u rizgjodh kryetar, por cili ishte paralajmërimi i ambasadores Kim: Nëse ndodh, do të...

Më: 22 maj 2022 Në ora: 23:47
Sali Berisha dhe ambasadorja Kim

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbrëmjen e kësaj të diele është rikthyer pas 9 vitesh në selinë blu si kryetari i kësaj force politike.

Ai është pritur nga dhjetëra simpatizantë të cilët kanë krijuar një atmosferë të zjarrtë jashtë ambienteve të selisë.

Sali Berisha është shpallur kryetari i ri i Partisë Demokratike. Ai fitoi thellë ndaj të vetmit kandidat në zgjedhjet për kryetar të PD-së, Ibsen Elezit.

Megjithatët me ardhjen në krye të demokratëve,  Sali Berisha ka vënë në rrezik edhe fatin e Partisë Demokratike. Kjo sepse Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ia ka bërë të qartë se SHBA do të ndërpresë marrëdhëniet me PD, nëse kryesimin e saj do e merrte ish-kryeministri Sali Berisha.

 “Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur nga Sekretari i Shtetit. Kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka fare të bëjë me individët, por politika e përgjithshme është që nuk mund të imagjinojmë një skenar ku unë apo ndonjë nga pasardhësit e mi të pretendojmë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojmë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Nuk ka për të ndodhur”, ka deklaruar ajo më herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat