Klevis Balliu: Berisha, spartan i luftës kundër së keqes, shpresë për shqiptarët

Shqipëria

Klevis Balliu: Berisha, spartan i luftës kundër së keqes, shpresë për shqiptarët

Më: 23 maj 2022 Në ora: 09:01
Sali Berisha

Ish deputeti i PD-së, Klevis Balliu e quan "shpresë për vendin" zgjedhjen e Sali Berishës në postin e kreut të PD-së.

Në një postim në facebook Balliu e quan spartan i vërtetë i luftës kundër së keqës në këtë vend është shpresë për shqiptarët.

Postimi ne facebook

Zgjedhja e Sali Berishës Kryetar i PD-së ose rikthimi i shpresës për këtë vend.

Një ditë më parë përfundoj votimi plebishitar që zgjodhi Sali Berishën kryetar të Partisë Demokratike.

Më pak se për të gjithë kjo ka rëndësi për Sali Berishën.

Ta kuptosh këtë do të thotë të njohësh realisht gjendjen e sotme të shoqërisë shqiptare, gjendjen e vendit në totalin e tij, si dhe çështjen kombëtare.

Shoqëria shqiptare është në kulmin e rrëzimit dhe degradimit të vlerave njerzore, ligjore, morale, pasi vjedhja e plaçkitja janë normë e qeverisjes, qeveritarëve dhe administratës.

Kurrë ndonjëherë nuk është fetishizuar, nuk është mbrojtur dhe fshehur fytyra e krimit, kriminelit dhe abuzuesit si sot.

Kryeministri i vendit udhëheq me ide dhe skema të prodhuara prej tij personalisht një shkatërrim total të resurseve kombëtare dhe të buxhetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat