Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor/ Policia e Tiranës arreston 32 persona në një javë

Shqipëria

Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor/ Policia e Tiranës arreston 32 persona në një javë

Më: 23 maj 2022 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Në kuadër të parandalimit të aksidenteve rrugore Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar 32 persona gjatë javës së kaluar.

Duke u përqëndruar në evidentimin e shkeljeve policia ka ndëshkuar me masa administrative mijëra drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të rregullave.

Përgjatë një jave u arrestuan dhe u proceduan penalisht 32 persona, për shkelje të ndryshme të kryera.

Janë ndëshkuar me masë administrative 1174 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

496 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera, të ndryshme janë ndëshkuar 1666 drejtues mjetesh.

Janë pezulluar 113 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 618 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë hequr 2 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat