Deklarohet Rama: Nuk kemi partnerë, duhen dy për tango!

Shqipëria

Deklarohet Rama: Nuk kemi partnerë, duhen dy për tango!

Më: 23 maj 2022 Në ora: 21:19
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për mediat pas dështimit të raundit të dytë për zgjedhjen e presidentit.

Rama ka fajësuar opozitën për dështimin e dy raundeve, ndërsa tha se PS nuk do e lejë vendin pa president.

”Zgjidhja është një njeri, i cili të përmbushë detyrimet që ne kemi karshi shqiptarëve për ta çliruar atë zyrë. Po të kishim vendosur do ta kishim shpallur,. Nuk kemi vendosur asgjë. Kemi ndjekur këtë proces, duke dëgjuar të gjithë. Duhen dy për tango. Kemi gjithnjë të qartë se s’ka partner. Politika është ndërveprimi, dialog, shah dhe fjala nuk kam besim nuk është politikë. E kam sjellë disa herë shembullin tonë”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar, deklaroi para gazetarëve se PS-ja nuk e ka ende një emër për president, pasi po pret me qetësi procesin.

”Kam shpjeguar këtë çështjen e profilit. Ata merren me profilin ata që s’duan të merren me zgjidhen. Zgjidhja është një njëri që duhet të përmbushë detyrimet që kemi karshi shqiptarëve për të çliruar atë zyrë nga kthetrat e së shkuarës. Për të normalizuar raportin. Po ta kishin vendosur, do ta kishin shpallur. S’kemi vendosur asgjë. E kemi ndjekur këtë proces me durim, duke dëgjuar të gjithë, lloj lloj çudish, por kemi gjithmonë e më shumë se s’ka partnerë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat