PD nën drejtimin e Berishës/ Çupi: Si grupim mafioz, është forca e një bosi 30-vjeçar që ka dhënë privilegje

Shqipëria

PD nën drejtimin e Berishës/ Çupi: Si grupim mafioz, është forca e një bosi 30-vjeçar që ka dhënë privilegje

Më: 23 maj 2022 Në ora: 21:56
Foto nga emisioni

Sali Berisha është rikthyer pas nëntë vitesh në krye të Partisë Demokratike. Garën e kishte me kandidatin Ibsen Elezi, ndonëse rezultati nuk ishte aspak surprizë.

Analisti Frrok Çupi thotë se Berisha në fakt fitoi me vetveten, ndërsa të djathtën e drejtuar nga Berisha, e quan parti mesjetare.

Padyshim që Berisha gjithmonë fiton vetveten, përsërit vetveten.

“Është një parti mesjetare, nëse ka patur të tilla në mesjetë, ose si grupim mafioz më shumë se grupim politik. Është një mafioz në majë, ka ushtarët e vetë dhe ca lekë mënjanë me të cilat mund të sjellë trofe”.

Pasi një vit më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli ‘non grata’, Berisha u rikthye më aktiv në politikë, ndërsa më vonë, pas humbjes së Lulzim Bashës shpalli kandidaturën për të rimarrë drejtimin e PD-së.

“Në momentin që Berishës i zbuluan krimin, tha unë do të bëhem përbindësh tani. Është forca e një bosi 30-vjeçar që ka dhënë privilegje. Janë njerëz që vjedhin dhe votat e tyre. Edhe pse e dinin që Berisha fiton 100%, prapë vidhnin vota që t’i bënin qejfin shefit”, thotë Çupi në analizën e tij.

Rikthimi i tretë i Sali Berishës nuk u duartrokit nga ndërkombëtarët. Berisha fitoi bindshëm kundër rivalit të tij, i cili humbi edhe në vendlindjen e tij Kukësin.

Sali Berisha mori 40820 vota, (93.45%, kurse Ibsen Elezi 2532 (8.5%), ndërsa morën pjesë 43680 demokratë, kurse të pavlefshme ishin 328 fletë.

Pjesëmarrja ishte e njëjtë me referendumin që shkarkoi Bashën në dhjetor, rreth 43 mijë demokratë. Por, procesi i cili u kontestua që në nisje të tij, nuk mundi të realizojë dot atë që Berisha premtoi kur nisi betejën e tij finale: bashkimin e demokratëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat