U plagos nga kolegu brenda komisariatit/ Humb jetën polici në Tiranë

Shqipëria

U plagos nga kolegu brenda komisariatit/ Humb jetën polici në Tiranë

Më: 23 maj 2022 Në ora: 22:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka ndërruar jetë polici i cili u plagos mbrëmjen e sotme nga kolehu I tij në komisariatin numër 3. Në Tiranë.

Mësohet se autori është Ludian Zaimi 38 vjeç ndërsa i plagosuri Çaush Saliasi 55 vjeç, policë të patrullës së përgjithshme

Saliasi u dërgua me urgjencë në spital, por për fat të keq ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.

Si pasojë e plagëve të marra, punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat