​Mbi 140 mijë doza vaksine Pfizer mbërrijnë në Shqipëri

Shqipëria

​Mbi 140 mijë doza vaksine Pfizer mbërrijnë në Shqipëri

Më: 24 maj 2022 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se sot kanë mbërritur edhe 140.400 doza vaksine nga marrëveshja me kompaninë Pfizer.

Sipas njoftimit, deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 3,423,030 doza vaksine antiCOVID.

Vaksinohuni sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të familjarëve tuaj.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat