Vrasja e policit në komisariat, PD: Policia e shtetit e degraduar, krimi është fuqizuar, Çuçi të japë dorëheqjen

Shqipëria

Vrasja e policit në komisariat, PD: Policia e shtetit e degraduar, krimi është fuqizuar, Çuçi të japë dorëheqjen

Më: 24 maj 2022 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Deputeti demokrat Flamur Noka në një deklaratë për mediet u ndal te dy ngjarjet e rënda që tronditën opinionin publik mbrëmjen e djeshme.

Noka: Policia e shtetit e cila duhet të garantojë me ligj sigurinë e qytetarëve shqiptarë sot është një nga organizatat më të degraduara të shtetit shqiptar. Vrasja e policit mbrëmë në mes të Tiranës, brenda komisariatit si dhe plagosja me armë e një qytetari nga një polic tjetër janë tregues të degradimit që qeveria e Edi Ramës i ka shkaktuar organizatës së policisë së shtetit. Gjatë 9 viteve të Ramës në pushtet policia e shteti është dobësuar, krimi është fuqizuar. Policia e shteti është vendosur në shërbim të trafikut të drogës, në shërbim të mbjelljes së kanabist dhe në shërbim të çdo grupi të strukturuar kriminal që ndihmonte pushtetin për të vjedhur vota. Vrasja brenda komisariatit është e padëgjuar më parë. Është modeli i qeverisjes së Edi Ramës, i cili ka zëvendësuar Policinë e Shtetit me militantë, që nuk njohin ligjin, nuk respektojnë të drejtat e njeriut dhe kanë degraduar në një pikë të pakthyeshme besimin e qytetarëve tek policia. 

Duke shprehur keqardhjen familjareve te viktimës dhe duke i uruar shërim te shpejte te plagosurit, Partia Demokratike dënon me ashpërsi ngjarjet e ndodhura mbrëmë në 2 komisariatet e policisë. Të dyja ngjarjet kanë përgjegjës. Nuk janë vetëm ata që kanë kryer krimin drejtpërsëdrejti. Ata janë pasqyre e një sistemi të kalbur e të degraduar nga eprorët e tyre politikë. Më së paku, sot dorëheqjen duhet ta japë Ministri i Brendshëm. Gjatë drejtimit të tij, në komisariate po vriten policët, po digjen papritur komisariatet me të arrestuar brenda, po gjoja vetëvriten të arrestuar të tjerë. Ministri i Brendshëm nuk ka çfarë të presë më! Ai nuk është në këtë detyrë për të bërë policin e trafikut dhe për të urdhëruar shtetrrethim, kur në Tiranë luhet futboll!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat