“Kërkoni që të marrim pjesë sa për farsë”/ Balla kapet me Dumën: Mos u nxehni, nuk shkelim marrëveshje!

Shqipëria

“Kërkoni që të marrim pjesë sa për farsë”/ Balla kapet me Dumën: Mos u nxehni, nuk shkelim marrëveshje!

Më: 24 maj 2022 Në ora: 15:59
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është përfshirë në një debat me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë Konferencës së Kryetarëve për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Duma ka kritikuar qëndrimin e mazhorancës për mospropozimin e emrave deri në raundin e tretë.

Duma: Fakti që ju thoni se deri më datë 30 nuk do bëni asnjë propozim, tregon shumë për procesin. Fakti që ju nuk doni të bëni procesin, tregon që na thoni digjni procesin tuaj se nuk marrim pjesë ne. Kjo nuk është hyrje në proces. Ju thatë që deri më datë 30 PS nuk do propozojë.

Balla: Ju nuk keni qenë se keni qenë e zënë.

Duma: Kam qenë çdo herë.

Balla: Mos u nxeh.

Duma: Nuk jam nxehur por mos gaboni. Ne po themi në Konferencën e Kryetarëve.

Balla: Unë marrëveshje nuk shkel kurrë.

Duma: Qëndrim është ky i imi. Juve thoni që deri më datë 30 nuk propozoni asgjë. Këtë thatë deri tani, pse ndërhyni. Ju keni marrë këtë vendim. Linjën logjike mund ta ndiqni. Kjo do të thotë që po t’i referohemi fjalëve tuaja që PS-në nuk e përjashtoni, do të thotë që 3 raundet po i bëni kot. QË vazhdojmë këtë farsë këtu, ne duhet të marrim një vendim që të mos vijmë fare. Këtu nuk bëhet fjalë për një proces që nxjerr një President konsensual. Fakti që thoni se nuk do bëni asnë propozim. Ju kërkoni nga opozita që të marrim pjesë vetëm sa për farsë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat