Taksë për biznesin e vogël? Rama: Një lajm i rremë ka marrë dhenë, jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend…

Shqipëria

Taksë për biznesin e vogël? Rama: Një lajm i rremë ka marrë dhenë, jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend…

Më: 24 maj 2022 Në ora: 21:14
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmeve se qeveria po përgatit taksë për biznesin e vogël.

Rama shprehet se ky është një lajm i rremë që ka marrë dhenë ndërsa thekson se PS është partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero dhe TVSH zero.

Ai shprehet se kjo nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029.

Statusi i kryeministrit Edi Rama

Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël!

Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029!

Të tjerat janë tutkunërira mediatike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat