Avokati zbulon detaje të reja nga vrasja e efektivit: Makina e autorit e ndezur, kishte planifikuar arratisjen

Shqipëria

Avokati zbulon detaje të reja nga vrasja e efektivit: Makina e autorit e ndezur, kishte planifikuar arratisjen

Më: 24 maj 2022 Në ora: 22:00
Bledar Meminaj

Ngjarja e një nate më parë ku efektivi i policisë Ludian Zaimi vrau me armë zjarri kolegun e tij Çaush Saliasi, në ambientet e komisariatit nr.3 në Tiranë, ka tronditur opinionin publik.

Mbrëmjen e sotme avokati Bledar Meminaj i cili ka zyrën pranë vendit ku ndodhi ngjarja ka zbuluar detaje të reja nga krimi i rëndë gjatë bisedës në emisionin “Open” në News 24.

Ai u shpreh se autori rrinte i veçuar dhe asnjëherë nuk e konsumonte kafen me kolegët. Meminaj theksoi se vrasja është një veprim i paramenduar nga autori dhe ai dyshohet se kishte planifikuar edhe arratisjen.

“Kam qenë afër komisariatit, pasi kam zyrën time aty si avokat. Mesa mora informacione nga punonjës të policisë, ata se kishin vënë re një konfrontim mes tyre. Autori rrinte i veçuar, nuk e konsumonte kafen me kolegët, por vetëm.

Ditën e djeshme që ka bërë edhe vrasjen, ka qenë i bindur për të bërë këtë akt kriminal, pasi sipas informacioneve autori ka shkuar për të marrë turnin dhe makinën e vetë e ka lënë të ndezur, çka priste që të largohej. Ai pretendonte pas krimit që të largohej.

Por agjentët e krimeve të komisariatit nr.3 e kanë neutralizuar. Në makinë ka pasur dhe 30 fishekë të tjerë. Dhe s’ka pse t’i mbajë 30 fishekë. Është veprim i paramenduar nga autori, besoj se ai ka probleme mendore, se nuk ka shpjegim tjetër. Nuk mund të veprojë një punonjës policie ashtu si kriminel”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat