Tjetër incident në Tiranë/ Tifozët holandezë përfshihen në një përplasje afër “Pallatit me Shigjeta”

Shqipëria

Tjetër incident në Tiranë/ Tifozët holandezë përfshihen në një përplasje afër “Pallatit me Shigjeta”

Më: 24 maj 2022 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Një tjetër incident është regjistruar mbrëmjen e sotme nga turmat e tifozëve në rrugët e kryeqytetit.

Sipas News 24, ngjarja ka ndodhur në zonën e Pallatit me Shigjeta ku tifozët holandezë janë përfshirë në një sherr pranë një hoteli në këtë zonë të Tiranës.

Nuk dihet ende nëse ka apo jo persona të lënduar. Incidente ka pasur edhe te rruga Mustafa Matohiti dhe zona e 9-katsheve.

Deri tani raportohet për një efektiv të dëmtuar dhe një tjetër person i cili pësoi dëmtime nga përplasja me karrige në një lokal në kryeqytet.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat