Tifozët e Romës e sulmojnë objektin e kryeministrisë në Tiranë

Shqipëria

Tifozët e Romës e sulmojnë objektin e kryeministrisë në Tiranë

Më: 25 maj 2022 Në ora: 01:02
Foto ilustrim

Rrugët e kryeqytetit shqiptar janë kthyer në arena të mirëfillta dhune pasi në vende të ndryshme  ka përplasje të tifozëve mes tyre apo me forcat e rendit publik në Tiranë.

Një grup tifozësh të Romës, të cilët po shoqëroheshin nga policia, kanë sulmuar edhe godinën e Kryeministrisë duke u munduar të shkatërronin disa tabela dhe duke reaguar në mënyrë agresive ndaj efektivëve që u kërkonin të ndalonin vërshimin e tyre drejt grupimeve të tifozerisë holandeze për përplasje.

Mësohet se dy efektivë të forcave të rendit janë plagosur dhe menjëherë kanë shkuar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.

Policia mori pas disa minutash situatën në kontroll, duke rrethuar zonën dhe larguar tifozët italianë, të cilët me shkopinj dhe sende të forta u kthyen në rrezik edhe për kalimtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat