Reagon ambasada e SHBA-së në lidhje me incidentet në Tiranë para finales në “Air Albania”

Shqipëria

Reagon ambasada e SHBA-së në lidhje me incidentet në Tiranë para finales në “Air Albania”

Më: 25 maj 2022 Në ora: 10:19
Ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me seli në Shqipëri ka bërë një thirrje për shtetasit e saj që jetojnë në Tiranë, para finales së Ligës së Konferencës që zhvillohet sot në stadiumin “Air Albania”.

Në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të SHBA-së, Ambasada ka kërkuar nga qytetarët amerikanë që t’i shmangen çdo turme në qendër të Tiranës.

Kjo gjë vjen për shkak të turmave të mëdha të tifozëve që mund të shkaktojnë trazira, raporton “atsh”.

Më poshtë e gjeni njoftimin e Ambasadës amerikane:

“Ambasada e SHBA-së këshillon fuqimisht qytetarët amerikanë dhe personelin e ambasadës amerikane që të shmangin qendrën e Tiranës dhe zonën e Stadiumit të mërkurën më 25 maj. Për shkak të turmave të mëdha që priten në Tiranë, ju lutemi bëni kujdes në të gjithë qytetin dhe jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj. Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim. Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj. Monitoroni mediat lokale për përditësime. Mbani një profil të ulët”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat