Riaktivizohet koncesioni/ Balluku: Ka dhe një vendim gjykate për rrugën Thumanë-Kashar

Shqipëria

Riaktivizohet koncesioni/ Balluku: Ka dhe një vendim gjykate për rrugën Thumanë-Kashar

Më: 26 maj 2022 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Qeveria do të vazhdojë koncesionin me ofertë të pakërkuar të rrugës Thumanë-Kashar.

Ky projekt, i cili ishte në fazë negocimi në 2019-ën, u anulua nga qeveria, ndërsa fondet shkuan për Paktin Universitar. Kompania ndërtuese u ankua ne gjykate dhe kjo e fundit i dha te drejte. Këtë argument përmendi edhe ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku.

“I jemi kthyer kësaj kontrate edhe pas një vendimi gjyqësor, duke qenë se shkojmë në parametra të ri. Shteti nuk investon mbi këtë kontratë, Aksi do të investohet në parimin e koncesionit që do të investojë dhe operojë e transferojë pas 35 vitesh në pronësi të shtetit shqiptar. Procesi është bërë përmes një negocimi,  dhe nuk duhet harruar se është ndër më të rëndësishmet të korridorit blu, dhe synojmë të hapim lotët brenda vitit 2022 që t’i kemi të përfunduar në 36 muajt e ardhshëm”.

Projekti sipas përllogaritjeve të kompanisë pritet të kushtojë rreth 225 milion euro, ndërsa gjatësia e rrugës është 20.9 km. Vlera totale e koncesionit përllogaritet në 457 milion euro për 35 vite bashkë më mirëmbajtjen. Kostot e larta për kilometër të kësaj rrugës kanë qenë pjesë e debatit publik, ndërsa opozita ka akuzuar për shpërdorim të fondeve publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat