Sali Berisha flet pas mbledhjes në PD: U miratua lista e kandidatëve për kryesinë, ka persona me kontribute dhe…

Shqipëria

Sali Berisha flet pas mbledhjes në PD: U miratua lista e kandidatëve për kryesinë, ka persona me kontribute dhe…

Më: 27 maj 2022 Në ora: 22:10
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha foli pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit në selinë e PD. Berisha u shpreh se në mbledhje është miratuar lista e kandidatëve për kryesinë e PD që do të zgjidhen nesër në Këshillin Kombëtar.

“Komisioni në mbledhjen e tij si parashikon statute ka miratuar listën për kryesinë e kandidatëve për kryesinë e PD që do të zgjidhet nesër nga Këshilli Kombëtar i kësaj partie, Janë propozuar kandidatura me kredenciale të shkëlqyera politike por edhe të rinj dhe të reja në tërësi.

Lista do u shpërndahet të gjitha mediave dhe anëtarët e këshillit kombëtar do kenë mundësi që të zgjedhin me kandidatura alternative kryesinë e PD. Ju në qoftë se do keni durim dhe interes do shikoni në ekran çdo votë për çdo kandidat”, tha Berisha.

Ai vlerësoi Ina Zhupën për kontributin e saj në parlament për disa çështje të rëndësishme.  “Në këtë listë është Ina Zhupa e cila si keni konstatuar ju ka luajtur rol të rëndësishëm në parlament dhe u bashkua me Kuvendin e fundit.

Ka ngritur çështje shumë të rëndësishme. Deputetët e PD pavarësisht nga qëndrimet e tyre janë të gjithë anëtarë të këshillit kombëtar përveç 4-5 prej tyre që nuk kanë qenë anëtarë kryesie”, u shpreh ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat