“Ky do me na bë budallenj me zor”, gazetarja ironizon Ramën, harron se është live në emision

Shqipëria

“Ky do me na bë budallenj me zor”, gazetarja ironizon Ramën, harron se është live në emision

Më: 28 maj 2022 Në ora: 08:17
Gazetarja dhe Edi Rama

Pak ditë më parë në Konferencën Ndërkombëtare “ Drejt të Ardhmes: Qyteti im, shtëpia ime ”, në Vlorë, ku u diskutua për një platformë dialogu dhe shkëmbimi idesh me fokus përfshirjen e komuniteteve në vendimmarrje dhe formësimin e së ardhmes. 

Kryeministri Rama e cilësoi rritjen e çmimeve në sektorin e turizmit në këtë qytet si një shenjë të rritjes ekonomike në tërësi.

Teksa lexon këtë lajm, moderatorja e Zjarr Tv nuk përmbahet. Pasi lexon tekstin, pa e ditur që regjistrimi vazhdon, ajo psherëtin kundër Ramës.

Vështirë se do të na bëjë budallenj, Zoti na ruajt ”, thotë gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat