Nëna 29 vjeçare ushtron dhunë ndaj fëmijëve të mitur, ish-bashkëshorti e “çon” në polici

Shqipëria

Nëna 29 vjeçare ushtron dhunë ndaj fëmijëve të mitur, ish-bashkëshorti e “çon” në polici

Më: 28 maj 2022 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Një nënë 29 vjeçare në Vlorë është vënë nën hetim nga autoritetet pasi akuzohet për dhunimin e fëmijëve të saj të mitur. Ka qenë ish bashkëshorti ai që ka bërë kallëzimin në polici duke prentenduar se nëna e re ushtron dhunë psikologjike ndaj fëmijëve të tyre të mitur.

“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasit:

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasen F. T., 29 vjeçe, banuese në Vlorë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëshorti, shtetasi A. T., 40 vjeç, banues në Vlorë, se 29-vjeçarja ushtron dhunë psikologjike ndaj fëmijëve të tyre të mitur”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat