PS i heq votën kandidatit të Berishës/ Pas presionit, maxhoranca ndryshon qëndrim

Shqipëria

PS i heq votën kandidatit të Berishës/ Pas presionit, maxhoranca ndryshon qëndrim

Më: 30 maj 2022 Në ora: 20:03
Taulant Balla

Socialistët ishin betuar se nuk do të votonin asnjë nismë që mbante firmën e personave te shpallur “non grata”.

Por, të premten surprizuan jo pak, kur në Komisionin e Ligjeve votuan kandidaturën e Simon Mirakës për të qenë anëtar i autoritetit të dosjeve edhe pse mes firmave mbështetëse për emrin e tij figuronte ajo e Sali Berishës.

“Ju jeni zotuar se nuk do të votonit asnjë që mban firmën e ‘non gratave’. Ju sapo votuat kandidatin me firmën e Sali Berishën. Ja këta jeni ju, jeni të pa fytyrë”, u shpreh Bardhi.

Fundjava e gjatë bëri që socialistët jo vetëm të reflektojnë, por edhe të korrigjojnë veten duke rrëzuar ne seance plenare vendimmarrjen e marrë në Komisionin e Ligjeve.

“Ne nuk kemi asgjë me kandidaturën e zotit Miraka. Jemi të gatshëm ta rivotojmë përsëri nëse nga lista e propozuesve të zotit Miraka hiqet emri i katranit me bojë”, tha Balla.

Ai që nuk u tërhoq ishte Sali Berisha, i cili pas thirrjeve te Gazment Bardhit dhe tërheqjes së Taulant Ballës sheh një lidhje të ngushtë.

“Individë që i lidh krimi, i fshinë emrin për të shkuar komisioner në komisionin e dosjeve të sigurimit të shtetit”, tha Berisha.

Deputetët që mbështesin linjën e Enkelejd Alibeaj nxituan të sqarojnë se nuk kanë asgjë kundër figurës së Simon Mirakës, por janë kundër firmës që e mbështet. Ai që u morr personalisht me Sali Berishën ishte Gazment Bardhi, i cili i kujtoi tragjedinë e Gërdecit ku përflitet familja e tij.

“Babi i Zenit, njeriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën ti shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021”, u shpreh Gazment Bardhi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat