Sot një qershori, festa e fëmijëve në kopshtet e kryeqytetit

Shqipëria

Sot një qershori, festa e fëmijëve në kopshtet e kryeqytetit

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 16:06
Sot një qershori

Tirana numëron 46 kopshte në zona urbane dhe 50 kopshte në zonën interurbane. Gati 8000 fëmijë po festojnë 1 Qershorin. Në kopshtin 52 “Mickey Mouse” në Tiranë, po ndahen certifikata për 44 fëmijë të parashkollorit që në shtator shkojnë në klasë të parë.

“Unë dua një mace, por prindërit nuk ma kanë marrë ende. Kostumin ma bleu babi është Njëbrirëshi”.

“Kam nipin e madh këtu, se ky është i vogli. Bëmë përgatitjet të gjithë si shtëpi. Është një kopsht fantastik”.

“Vajza ime quhet Sofi dhe ka një ndjeshmëri të madhe ndaj fëmijëve që janë me autizëm”.

“Punoj prej 31 vjetësh si edukatore. E kam nisur kur isha 18 vjeç, por punoj më të njëjtin pasion. Ka shumë fëmijë që dhunohen nga familja apo komuniteti, ne këtu mundohemi t’u japim sa më shumë dashuri”, tha mësuesja.

“Edhe të lodhin, por merr kënaqësi, brenda mureve të kopshtit, për ne jemi të përqëndruar vetëm tek fëmijët”, tha edukatorja.

“Kopshti ynë ka 120 fëmijë. I presim dhe i trajtojmë me shumë dashuri”, tha drejtoresha.

Gëzuar 1 Qershorin, urojnë në fund fëmijët.

Top Channel

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat