“Ethet” për emrin e Presidentit drejt fundit, nis mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste

Shqipëria

“Ethet” për emrin e Presidentit drejt fundit, nis mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Ka nisur në ambientet e selisë së Partisë Socialiste mbledhja e Kryesisë, ku pritet të zgjidhet kandidati i maxhorancës për postin e kreu të shtetit.

Në pikën e katërt të rendit të ditës parashikohet që në këtë mbledhje të përcaktohet emri i kandidatit për president që do t’i propozohet parlamentit në seancën e jashtëzakonshme plenare që do të mbahet nesër në orën 18:00.

Opozita nuk propozoi asnjë emër në tri raundet e para kur kërkoheshin 84 vota për të zgjedhur kreun e shtetit.

Ndërsa tashmë në raundin e katërt, pritet që kandidati i cili do të propozohet nga mazhoranca, sipas Kushtetutës mund të zgjidhet si President me një shumicë të thjeshtë prej 71 votash.

Paraditen e të shtunës, 4 qershor do të mblidhet grupi parlamentar socialist, i cili do të mbështesë me firma kandidatin për kreun e shtetit. Në mesditë kandidati i përzgjedhur nga maxhoranca do të zhvillojë seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve. Dhe pasditen e 4 qershorit, deputetët do të zgjedhin kryetarin e ri të shtetit.

RENDI I DITËS:

Informacion mbi mbledhjen e kandidaturave për kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit dhe procesin e mëtejshëm;

Udhëzim mbi detyrat e të deleguarve në funksion të zbatimit të kalendarit politik të miratuar në Asambleja.

Projektvendim për miratimin e nivelit të pagave te Sekretareve Ekzekutiv në nivel Qarku dhe Sekretarëve Ekzekutive të partisë në nivel bashkie. Projektvendim për miratimin e nivelit të pagave te struktures organizative të aparatit qendror të Partisë Socialiste,

Ecuria e procedurave të zgjedhjes se Presidentit te Republikes dhe vendimmarrja e Partisë Socialiste,

Çështje të tjera jashtë rendit te dites.

Mbledhja do te zhvillohet diten e premte, date 03.06 2022, ora 17:00, ne Seline e Partise Socialiste.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat