Veliaj njofton se Tirana do të jetë sponsor zyrtar i festivalit DokuFest

Shqipëria

Veliaj njofton se Tirana do të jetë sponsor zyrtar i festivalit DokuFest

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një njoftim të radhës të bërë në rrjete sociale tha se qyteti i Tiranës do të jetë sponsor zyrtar i festivalit DokuFest.

Lajmin e ka bërë në një postim të shpërndarë me ndjekësit në llogarinë zyrtare, Twitter.

Ai mes tjerash shton se është e rëndësishme bashkimi i trojeve shqiptare, ndonëse festivali mbahet rëndom në Prizren.

“Shumë i lumtur që këtë vit qyteti i Tiranës do të jetë sponsor zyrtar i Dokufest në Prizren kuruar me zemër nga Vetoni, Erolli, Nita & miq”, nis postimi i Veliajt.

“Ndonëse jo në Tiranë, por me shumë pjesëmarrje nga Tirana, për ne ka rëndësi që jeta kulturore të gëlojë këtej, andej e gjithandej ku ka shqiptarë” thotë tutje kryebashkiaku.

Krahas kësaj, ditën e djeshme (e martë) u bë e ditur se “Sunny Hill Festival 2022” do të zhvendoset në Tiranë.

Festivali më i madh kulturor në vend do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022 me pjesëmarrjen e një sërë artistëve të njohur ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat