Shpërthimi në Durrës, familjarët: Jo vetëm mbrëmë, por u bënë 5 herë

Shqipëria

Shpërthimi në Durrës, familjarët: Jo vetëm mbrëmë, por u bënë 5 herë

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Abc mëson detaje të reja në lidhje me shpërthimin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një biznes në Durrës.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në derën e 58-vjeçarit Shaban Aga.

Por kjo nuk është hera e parë që i vendoset tritol 58-vjeçarit. Ai tregon se u bënë 5 herë që ka ndodhur e njëjta gjë.

“Jo vetëm mbrëmë, por u bënë 5 herë.”

Shpërthimi ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesi të sotëm, teksa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia thotë se ka identifikuar autorin, shtetasin me iniciale D.K.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat