Rama njofton turistët që zgjedhin të pushojnë në Shqipëri

Shqipëria

Rama njofton turistët që zgjedhin të pushojnë në Shqipëri

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar të gjithë ata që zgjedhin të pushojnë në vendin tonë në lidhje me sigurimin e kujdesit shëndetësor.

Rama shprehet se nga veriu në jug do të ketë shërbim 24 orë. Janë 29 qendra shëndetësore të vendosura në të gjitha pikat turistike me 160 mjekë dhe infermierë të trajnuar për rastet emergjente.

Statusi i kryeministrit Edi Rama

Kudo ku keni zgjedhur të pushoni këtë të diel, në mal apo buzë detit, kemi siguruar kujdes shëndetësor 24 orë për pushuesit dhe turistët nga veriu në jug, me rrjetin e qendrave shëndetësore verore, për një sezon turistik të sigurt

29 qendra shëndetësore me shërbim 24/7 në zonat turistike

160 mjekë dhe infermierë të trajnuar për emergjencat

Barna dhe materiale mjekësore të garantuara

Telefononi Urgjencën Kombëtare 127 për çdo emergjencë shëndetësore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat