Rama paralajmëron ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit

Shqipëria

Rama paralajmëron ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 18:58
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut nëse ajo që ai e quajti “çmenduria bullgare” do të vijojë.

Përmes një interviste të dhënë për televizionin France 24, Rama theksoi se me Maqedoninë e Veriut do të mbeten miq të mirë dhe do të vijojnë bashkëpunimin në “Open Balkan”, por mund të ndahen për sa i përket perspektivës evropiane, nëse vetoja bullgare do të vijojë bllokadën për anëtarësimin në union.

“Nëse kjo çmenduria e Bullgarisë do të vazhdojë ne duhet t’i ndajmë rrugët tona në këtë proces.

Ne do të jemi së bashku në Ballkanin e Hapur ne jemi fqinj dhe ne po përpiqemi të krijojmë lidhje të ngushta me Maqedoninë e Veriut dhe me të gjithë fqinjët e tjerë, sepse Ballkani Perëndimor është hallka më e dobët e Evropës dhe është i dobët karshi agresionit rus dhe konfliktit.

Ne nuk duam asnjë lloj kërcënimi të atillë që do të rrezikonte paqen që po ndërtojmë. Ajo që më duket e neveritshme në qëndrimin e Bullgarisë është mënyra si po e bëjnë këtë, sepse Maqedonia e Veriut nuk është aty të bëhet anëtarë e Bashkimit Evropian, ata mund ta bllokojnë në çdo moment, është aty për të nisur negociatat që do të kërkojnë vite”, tha Rama.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat