E rëndë në Greqi/ 5 shqiptarë dhunojnë për vdekje 42-vjeçarin, i ngacmuan të dashurën në lokal dhe…

Shqipëria

E rëndë në Greqi/ 5 shqiptarë dhunojnë për vdekje 42-vjeçarin, i ngacmuan të dashurën në lokal dhe…

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 42-vjeçar grek është dhunuar për vdekje nga një grup të rinjsh me origjinë shqiptare.

Referuar mediave vendase, 42-vjeçari ka qenë në një lokal me të dashurën e tij, dhe ndërsa është larguar për të shkuar në tualet, 5 shqiptarët i janë afruar asaj dhe e kanë ngacmuar.

Pasi është kthyer nga tualeti, 42-vjeçari ka debatuar me të rinjtë shqiptar, por sherri ka degraduar. Shqiptarët thuhet se e kanë dhunuar atë rëndë, duke e lënë të larë në gjak jashtë lokalin, sheshin Rafina, në Athinë.

Më pas ai është transportuar në gjendje të rëndë në spital, por ka humbur jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat