Gjejnë njëra-tjetrën pas 32-vjetësh, nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Shqipëria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32-vjetësh, nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 19:18
Esperanca, Marsida

Esperanca, pas 32 vitesh kërkoi në “Ka Një Mesazh Për Ty”, vajzën e saj biologjike, Marsidën. Në vitet kur e lindi, në 1990, kohërat ishin ndryshe, rrethanat të vështira dhe nuk mundi dot të qëndronte krah vajzës, të cilën e la në jetimore.

Por një ditë, Esperancës i thonë se Marsida kishte vdekur dhe në kulmin e dëshpërimit, vendosi të vriste veten:

E lashë në jetimore, bëra dokumentet. Atje shkoja, e vëzhgoja nganjëherë, pastaj kur shkova melezen se donte ta njihte, ka vdekur edhe tezja, thanë që “nuk është këtu, ka vdekur”. Kur thanë ata ka vdekur, më ra si të fikët atje në jetimore. Pastaj me mendjen time thashë’ mbahu fort, bëhu e fortë Esperanca”. Sikur ma ndiente që ose do e kenë birësuar, ose do jetë aty dhe nuk ma tregojnë. Kur mora vesh që vajza kishte vdekur, unë piva ilaç që të vdisja dhe unë. Më çuan te Spitali Ushtarak dhe aty doja të hidhesha nga kati i tretë.

Megjithatë, jeta vazhdoi, ajo shpresonte se Marsida do të ishte në një familje të mirë, të qetë, ndërsa Esperanca u martua dhe lindi një djalë.

Rubrika nga programi “E diela shqiptare” në Tv Klan, e ka gjetur Marsidën, e cila ka pranuar të vijë dhe ta njohë nënën e saj. Marsida është nënë e një vajze dhe pret një fëmijë tjetër, e kështu Esperanca do të bëhet sërish gjyshe. Nënë e bijë përqafohen për herë të parë pas 32-vitesh, por nga emocionet e forta, Esperancës i bie të fikët në krahët e vajzës së bijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat