Banorët e fshatit Shtiqen “mbushin” spitalin e Kukësit, dyshohet për helmim nga uji

Shqipëria

Banorët e fshatit Shtiqen “mbushin” spitalin e Kukësit, dyshohet për helmim nga uji

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Më shumë se 50 banorë të fshatit Shtiqen në Kukës dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm, pasi janë paraqitur në spitalin e qytetit me diarre dhe shenja të tjera. 

Banorët kanë shkuar në urgjencën e spitalit të Kukësit ditëne djeshme me diarre dhe shenja të tjera helmimi.

Teksa pasi kanë marrë shërbim mjekësor, janë larguar përsëri për në banesë. Ndërkohë, në fshat është ndaluar dhe furnizimi me ujë, teksa pritet përgjigjja e analizave nga ISHP.

Me një njoftim në rrjetet sociale, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime në Kukës njoftoi se monstrat e marra nga uji paraprakisht duken pa ngjyrë dhe erë. Megjithatë gjithçka pritet të zbardhet pas daljes së analizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat