Sherri që nisi me lopata dhe përfundoi me grushte për shezlonget, policia zbardh ngjarjen, çfarë ndodhi në bregdetin e Shëngjinit

Shqipëria

Sherri që nisi me lopata dhe përfundoi me grushte për shezlonget, policia zbardh ngjarjen, çfarë ndodhi në bregdetin e Shëngjinit

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Një konflikt i ndodhur në Shëngjin për shezlonget degradoi me përdorimin e lopatave ku më pas personat e përfshirë në sherr u përplasën fizikisht edhe me grushte.

Ishte Paris Deda i cili goditi Armando Markun me sende të forta (lopata), i cili pësoi dëmtime poshtë vetullës.

Sakaq policia ka dhënë detaje rreth sherrit të ndodhur, duke zbardhur ngjarjen.

Sipas policisë është shpallur në kërkimi 48-vjeçari Paris Deda pasi goditi 45-vjeçarin Armando Marku, banues në Shëngjin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, në lidhje me këtë konflikt, u referuan materialet procedurale në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. M., 41 vjeç (vëllai i shtetasit Armando Marku ), banues në Shëngjin, pasi ka goditur shtetasen E. D., 46 vjeçe, banuese në Tiranë.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të informacionit paraprak për konfliktin e ndodhur ditën e djeshme, në Kune, Shëngjin, ju informojmë se:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, pas veprimeve hetimore, u bë zbardhja e plotë e dinamikës së këtij konflikti për motive pronësie, në të cilin u përfshinë shtetasit A.(P). D. dhe E. D. me shtetasit A. M. dhe E. M.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.(P). D., 48 vjeç, banues në Shëngjin, pasi ka goditur me sende të forta shtetasin A. M., 45 vjeç, banues në Shëngjin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, në lidhje me këtë konflikt, u referuan materialet procedurale në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. M., 41 vjeç (vëllai i shtetasit A. M.), banues në Shëngjin, pasi ka goditur shtetasen E. D., 46 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, në ngarkim të shtetasit A.(P).D., dhe për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasit E. M.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat