Deputetët demokratë i përgjigjen thirrjes së Berishës për protestë ! Kush është ligjvënësja e cila nuk do marrë pjesë

Shqipëria

Deputetët demokratë i përgjigjen thirrjes së Berishës për protestë ! Kush është ligjvënësja e cila nuk do marrë pjesë

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Sot ish-kryeministri Sali Berisha bëri të ditur se protesta e thirrur prej tij në 7 korrik do të zhvillohet para kryeministrisë. Ai i ftoi të gjithë që të marrin pjesë, ndërsa deputetët demokratë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së tij.

Në një prononcim për mediat, disa deputetë thanë se protestat kanë qenë të munguara, ndaj në kushtet e një varfërie dhe rritjes së çmimeve të gjithë duhet të protestojnë.

Grida Duma: Është detyrë qytetare, pastaj detyrë si politikanë që të marrin pjesë në protestë, sidomos kur kjo është e munguar. PD duhet të bëjë gjithçka për të ngritur forcën e opozitës dhe padiskutim, njëra anë është forca e fjalës dhe argumentit dhe protestat janë mjeti kryesor që i jep forcë njerëzve që janë tulatur nga varfëria dhe nga problemet që aktualisht ndodhemi në një sistem autokratik.

Dhurata Çupi: Kam marrë pjesë në çdo protestë që është thirrur qoftë nga shoqëria civile qoftë nga PD. Mos harrojmë që nga 2013 PD ka organizuar protestat nga më të mëdhaja. Nuk kam arsye, përkundrazi janë pafund arsyet që ne duhet të marrim pjesë në protestë kundër pushtetit të Edi Ramës.

Ervin Salianji: Data 7 korrik në kushtet kur çmimet janë rritur, nafta po shkon në stratosferë, ku qeveria i merr paratë nga qytetarët dhe ja jep një grushti oligarkësh dhe nuk kujdeset për asnjë shtresë duhet protestuar dhe madje fuqishëm. Duhet të jetë një formë reagimi për të vendosur nën fre një qeveri që po kthehet ne regjim.

Ndërsa Flutura Açka thotë se e mbështet protestën, por për shkak të angazhimeve të saj nuk do të ketë të mundur të marrë pjesë.

Flutura Açka: Nuk e di nuk e kam vendosur, kam përshtypjen që nuk do jem këtu. Njerëzit janë të lirë, kush dëshiron të shkojë në protestë. Duhet të dalin patjetër.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat