Kapet parcela me kanabis në Vuno të Himarës, dy “pronarët” në pranga

Shqipëria

Kapet parcela me kanabis në Vuno të Himarës, dy “pronarët” në pranga

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Një parcelë më kanabis është zbuluar në fshatin Vuno të Himarës, në vendin e quajtur “Gjimlik”.

Dy autorët e dyshuar janë R. C., 39 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e vjedhjes dhe D. A., 33 vjeç, banues në Vlorë, të cilët janë arrestuar.

Bimët e kultivuara janë asgjësuar nga policia me anë të djegies.  Gjithashtu, gjatë kontrollit është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis (bimë në proces tharjeje).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat