Këshilli Evropian hap negociatat me Shqipërinë?!

Shqipëria

Këshilli Evropian hap negociatat me Shqipërinë?!

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 14:30
Foto nga takimi

Këshilli Europian pritet të mblidhet këtë të enjte për të vendosur në lidhje me mbajtjen e mundshme të konferencës s ëparë ndërqeveritare me Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Një gjë të tillë në fakt e paralajmëroi kryeministri Rama I cili përmes një postimi në facebook shkruante se ndoshta sot mund të kemi lajmë të mira.

Mbase sot lajmi i mirë…, shkruan Rama.

Burime për vision Plus konfirmojnë se këshilli Europian pritet të mblidhet pasditen e kësaj të enjte për ti hapru rruge hapjes së procesit të negociatave me Tiranën dhe Shkupin zyrtar.

Mbledhja jashtë radhe, pritet të vijë pas vendimit të parlamentit bullgar për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, gjë e cila kishte mbajtur peng hapjen e negociateve jo vetëm për këtë vend, por edhe për shqiperinë.

Në Samitin e fundit të BE, nuk u mor ky “ok” pikërisht për shkak se Veto ishte vende në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat