Presidenti Meta pret misionin faktmbledhës të AP të Këshillit të Europës

Shqipëria

Presidenti Meta pret misionin faktmbledhës të AP të Këshillit të Europës

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 15:43
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Një mision i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës po qëndron për mblkedhejne  fakteve të gjendjes në Shqipëri.

Misioni faktmbledhës si delegacion i kryesuar nga Joseph O’Reilly dhe Asim Mollazada u prit nga presidenti Ilir Meta.

Meta tha se e mirëpriti angazhimin e Asamblesë Parlamentare dhe strukturave të tjera të Këshillit të Europës, përfshirë Komisionin e Venecias, për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe të lirisë së medias në Shqipëri.

Në këtë takim presidenti theksoi rëndësinë e nisjes sa më parë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Po ashtu Presidenti theksoi domosdoshmërinë për t’iu përgjigjur të gjitha problemeve të ngritura me shqetësim nga Parlamenti Europian, në rezolutën e tij të 19 majit.

Por, Meta vërejti me shqetësim se "fatkeqësisht Shqipëria vijon të zbresë shkallët e renditjes në të gjitha raportet ndërkombëtare që analizojnë nivelin e respektimit të të drejtave të njeriut, lirisë së medias, lirive politike dhe ekonomike, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar".

Andaj ai shtoi se rëndësinë që ka forcimi edhe më shumë i bashkëpunimit në të ardhmen me Këshillin e Europës dhe të gjitha strukturat e tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat