Albgaz nënshkruan memorandum mirëkuptimi me ENAGAS-in spanjoll

Shqipëria

Albgaz nënshkruan memorandum mirëkuptimi me ENAGAS-in spanjoll

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 20:29
Foto nga takimi

Sot në Madrid u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Albgaz dhe kompanisë spanjolle ENAGAS, për t'i hapur rrugë bashkëpunimit mbi një sërë projektesh të Qeverisë shqiptare në sektorin e gazit.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

“Po tërheqim çdo ditë e më shumë interesimin e kompanive më të njohura në Evropë e SHBA në rrugën e transformimit të Shqipërisë në një pikë të rëndësishme hyrje e shpërndarjeje të gazit për gjithë rajonin”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat