Kryetarët e rinj/ Kryesia rikonfirmon Erion Veliajn kreun e Partisë Socialiste të Tiranës

Shqipëria

Kryetarët e rinj/ Kryesia rikonfirmon Erion Veliajn kreun e Partisë Socialiste të Tiranës

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 19:03
Erion Veliaj

Erion Veliaj do të drejtojë Partinë Socialiste të Tiranës dhe për katër vitet e ardhshme. Kryebashkiaku Veliaj ka marrë besimin e Kryesisë së Partisë Socialiste pasditen e sotme për të drejtuar socialistët e Tiranës.

Arritjet në krye të Bashkisë së Tiranës dhe rezultatet në zgjedhjet e fundit ku ka qenë dhe drejtues politik i qarkut, kanë bindur anëtarët e Kryesisë që të vijojë puna e mirë e bërë me strukturat dhe për 4 vitet e ardhshme.

Në zgjedhjet parlamentare të një viti më parë, PS fitoi dhe në ato që konsideroheshin si bastione të së djathtës duke siguruar 18 mandate në qarkun e Tiranës.

Veliaj e rikonfirmoi këtë rezultat dhe në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit ku si drejtues politik i qarkut, udhëhoqi socialistët drejt fitores në Vorë dhe në Rrogozhinë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat