Plagoset me armë një 51-vjeçar, policia shpall në kërkim dy persona

Shqipëria

Plagoset me armë një 51-vjeçar, policia shpall në kërkim dy persona

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 22:43
Foto ilustrim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme (1 korrik) në zonën e Fanit në Mirditë, pranë rrugës së Kombit. Menjëherë sapo policia ka marrë njoftimin është nisur drejt vendit të ngjarjes. Ndërsa raportohet se plagosja mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti.

Sipas policisë, i plagosur ka mbetur një 51-vjeçar, i cili është konfliktuar me dy persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim.

Mirditë / Informacion paraprak

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri shtetasi M.P. 51 vjeç, banues në Klos, Mirditë.

Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen -Kukës, në Fan, Mirditë pas një konflikti të çastit të shtetasit M.P. me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjmë me dije  të dhëna të tjera për identitetet e tyre.

Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat