Veliaj sërish kryetar i qarkut Tiranë për PS: Do vijojmë reformat për fitore të tjera

Shqipëria

Veliaj sërish kryetar i qarkut Tiranë për PS: Do vijojmë reformat për fitore të tjera

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 16:32
Erion Veliaj

Kryebashkiaku Erion Veliaj do të drejtojë Partinë Socialiste të Tiranës dhe për katër vitet e ardhshme. Ai ka marrë besimin e Kryesisë së Partisë Socialiste për të drejtuar socialistët e Tiranës. Gjatë një takimi në Njësinë 4 për zgjedhjen e drejtuesve të vendor, Veliaj tha se tashmë kanë në fokus zgjedhjet e ardhshme.

“Përpiqemi të jemi më mirë se gjithë të tjerët. Fati ynë i madh është që filozofia dhe mendimet e kryesisë, marrin vendime që na shtojnë. Fati ynë i madh që kundërshtarët tanë marrin vendime që i pakësojnë”, tha Veliaj.

Veliaj theksoi se socialistët po shtojnë forcat për një tjetër fitore në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Në zgjedhjet parlamentare të një viti më parë, PS fitoi siguroi 18 mandate në qarkun e Tiranës duke marë edhe bastione të demokratëve ndër vite. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat