Rikthehet përplasja Salianji-Xhafaj dy vjet para afatit, të hënën Salianji dhe gazetari në gjyq!

Shqipëria

Rikthehet përplasja Salianji-Xhafaj dy vjet para afatit, të hënën Salianji dhe gazetari në gjyq!

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit Tiranë ende po shqyrton çështje të vitit 2017 për shkak të numrit të madh të dosjeve dhe pak gjyqtarëve, por vetëm 4 ditë para rishortimit të çështjeve, gjyqtarja Edlira Petri ka “qëmtuar” dhe nxjerrë për gjykim çështjen e denoncimit të Partisë Demokratike për përfshirjen sipas saj në trafik droge të vëllait të ish ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj!

1 ditë pas denoncimit të Ervin Salianjit nga selia e Partisë Demokratike, vëllai i ish ministrit të brendshëm shkoi në burg në Itali për të kryer dënimin prej 7.4 vite burg për trafik drogë, më pas me denincim të Agron Xhafaj nisi njē proçes penal për shpifje për deputetin Salianji dhe gazetarin investigativ Jetmir Olldashi! Kjo çështje dominoi skenën publike për muaj me radhë dhe u kthye nē një sagë të fortë me denoncime ndaj drejtuesve kryesorë të policisë të cilët nga përgjimet zyrtare të prokurorisë dilnin në komunikime, ku ofronin para kontigjentëve kriminalë për të inkriminuar Salianjin!

Pas vendimit të gjykatës së faktit me 1 vit burg ndaj Salianjit, Partia Demokratike në mbledhjen e Kryesisë e quajti dënim politik për agjitacion dhe propagandë, zhvilloi protesta dhe informoi gjithë trupin diplomatik për dënimin politik të Salianjit!

Vlen për t’u theksuar se në 9 vite opozitë Salianji është proçeduar më shumë se 600 herë për protestat dhe reagimet e tij në denoncime ndaj qeverisë!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat