Sali Berisha më 7 korrik mbledh protestën kombëtare para Kryeministrisë, Edi Rama ‘largohet’ nga Tirana!

Shqipëria

Sali Berisha më 7 korrik mbledh protestën kombëtare para Kryeministrisë, Edi Rama ‘largohet’ nga Tirana!

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 17:32
Sali Berisha dhe Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur përgatitjet për protestën kombëtare të opozitës që do mbahet më datë 7 korrik, në orën 19:00 para Kryeministrisë. Më herët Berisha dhe kryesia e PD kanë ngritur grupet e punës për organizimin e protestës.

Gjatë konferencave për shtyp, Berisha ka deklaruar se protestës do t’i bashkohen me mijëra qytetarë kundër rritjes së çmimeve dhe kundër qeverisë Rama. Gjithashtu, Berisha ka ironizuar kryeministrin për të cilin është shprehur se ditën e protestës do ia mbathë nga Tirana.

Duket se “parashikimi” i Berishës është i saktë. Më datë 7 korrik, kryeministri Edi Rama mund të jetë në Vlorë për të inauguruar hapjen e Bypassit të kësaj zone.

Vetë kreu i qeverisë deklaroi sot gjatë ceremonisë së hapjes së aksit Kardhiq-Delvinë se më datë 7 korrik do të hapet Bypassi i Vlorës.

Kryeministri Rama nuk mund të mos mungojë në ceremoni të tilla, pasi ai deklaron se ka një “lidhje emocionale” me qytetin bregdetar. Ndaj, Rama do të jetë në Vlorë, vetëm nëse nuk shtyhet ceremonia e hapjes së Bypassit.

“Tani mbaroj kjo, tjetra është Llogaraja dhe do hapim Bypassin e Vlorës. Bypassi i Vlorës hapet në datën 7 dhe pastaj fillon “Korridori Blu”, me të gjitha lotet – Murriqan, Milot, Balldren, Thumanë, Kashar, Rrrogozhinë, Lekaj, Fier”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat