“Një në dy vizita, për covid”/ Mjekët e familjes konstatojnë numër të madh infektimesh

Shqipëria

“Një në dy vizita, për covid”/ Mjekët e familjes konstatojnë numër të madh infektimesh

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 20:54
Foto ilustrim

Një në dy persona që shkojnë për tu testuar ndaj covid në qendrat shëndetësore rezultojnë pozitivë .

Sipas mjekëve rritja e numrit të infektuarve po shoqërohet edhe me shtim të numrit të fëmijëve të prekur nga covid  të cilët manifestojnë temperaturë të lartë.

Ka raste të fëmijëve të cilët referohen për tu trajtuar në pediatri, por duket se janë më të pakët.

Bashkë me covid tek fëmijët e vegjël po qarkullojnë edhe shumë viroza të stinës apo gastrointerite të cilat kanë shtuar numrin e pacientëve të vegjël në shërbimin e pediatrisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat