Rama u rikthehet ‘kazanëve’ pasi vendosi të ‘riedukojë’ gazetarin: Nuk jeni të mirëseardhur nëse shkelni etikën

Shqipëria

Rama u rikthehet ‘kazanëve’ pasi vendosi të ‘riedukojë’ gazetarin: Nuk jeni të mirëseardhur nëse shkelni etikën

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 13:11
Kryeministri Edi Rama dhe gazetari

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me pyetjen e gazetarit Klevi Muka ndaj ministers Olta Xhaçka, e cila e acaroi duke e bërë që t’ia heqë atij të drejtën për të marrë përgjigje në koferencat për shtyp që shefi i qeverisë do të mbajë për tre muajt e ardhshëm.

Përmes rrjeteve sociale, Rama u është rikthyer sulmeve të tij të mëparshme, duke e nënkuptuar se “kazanët” (me fjalën ‘kazan’ i referohet medias) nuk janë zhdukur, por ka qenë ai që “ka ndryshuar ka kohë qasjen” dhe “ka reaguar ndaj kritikave”.

“E përshëndes si shprehje lirie sulmin e disave,që në emër të lirisë së medias kërkojnë legjitimim për lirinë e shkeljes së normave etike deri brenda konferencave të mia për shtyp, sepse jashtë tyre tanimë kjo liri është e legjitimuar plotësisht! Por kërkesa s’mund të plotësohet.

Jemi tërhequr nga përpjekja për ta normuar ligjërisht lirinë e shpifjes dhe të fyerjes, që në epokën e rrjeteve sociale ka marrë përmasa katastrofike! Nuk e kemi bërë as nga frika, as nga presionet po si reagim konstruktiv ndaj kërkesës së komunitetit mediatik për vetërregullim.

Ku është vetërregullimi? Nejse,do ta presim pa shpresë se do vijë! Por ndërkohë nuk ka për të ndodhur që të legjitimohet liria e shkeljes së normave etike sy më sy në praninë time. E kam ndryshuar ka kohë qasjen time, jo se janë zhdukur kazanët po se kam reaguar ndaj kritikave.

Por ja që asgjë s’ka ndryshuar nga ana tjetër, përkundrazi, megjithëse asnjë gazetari e asnjë medieje nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë nga kjo qeveri dhe megjithëse disponimi ndaj pyetjeve e kërkesave për informacion ka qenë maksimal, janë shtuar shpifjet e është ulur rankimi!

Si përfundim: Shpifni,gënjeni,sajoni,shkruajeni e fliteni shqipen keq sa të doni, sepse askush nuk do t’ju thotë “plaç”,po mos prisni që dhe kur vini për të pyetur mua të ushtroni publikisht në mënyrë të përsëritur lirinë e shkeljes së etikës dhe përsëri të jeni të mirëseardhur!”, theksoi Kryeministri në Twitter.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat