​Rama: Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë e Kosovës

Shqipëria

​Rama: Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë e Kosovës

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria prej 8 ditësh po kalojnë në pikat kufitare të dy vendeve pa qenë nevoja të regjistrohen.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga radhët kilometrike të automjeteve në Pikën Kufitare të Morinës, që krijoheshin çdo vit gjatë muajve të verës.

“Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe kështu tash e tutje, për vit e për krejt vitin”, shprehet Rama.

Në 20 qershor Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës nënshkruan marrëveshjen për heqjen e kontrolleve në kufi për festat zyrtare e fundjavave. Marrëveshja mes dy shteteve ka mundësuar që deri më 30 shtator për çdo fundjavë dhe festë zyrtare, qytetarët të mos regjistrohen nga Policia e Kosovës dhe Shqipërisë

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat