Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 62-vjeçari në Poliçan

Shqipëria

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 62-vjeçari në Poliçan

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Sekuestrohen një armë gjahu dhe municion luftarak.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan, pas njoftimit të marrë se në fshatin Paraspuar, Poliçan, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të strukturave të Policisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-H. D., 62 vjeç, banues në fshatin Paraspuar, Poliçan, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri, në ajër, në fshatin Paraspuar, Poliçan.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit H. D., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë gjahu pa leje, një sasi fishekësh dhe 2 ndezës granate.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat