10 deputetë të PD e shoqëruan në Gjykatë/ Shtyhet seanca për Salianjin

Shqipëria

10 deputetë të PD e shoqëruan në Gjykatë/ Shtyhet seanca për Salianjin

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 14:28
10 deputetë të PD e shoqëruan në Gjykatë

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, pasi nuk plotësohej trupi gjykues.

Mësohet se seanca do të zhvillohet në 18 korrik në orën 14. Në sallën e gjyqit, në Gjykatën e Apelit, ishin 10 deputetë të partisë Demokratike.

Në Gjykatë ishin Belind Këlliçi, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Kasem Mahmutaj, Isuf Çela, Selaudin Jakupllari dhe Bledion Nallbati.

 

Seanca ndaj eputetit Ervin Salianji do të mbahet në Gjykatën e Apelit, pasi shkalla e parë e shpalli atë fajtor për shpifje, duke e dënuar me 1 vit burg, për dosjen e famshme “Babale”, ku denoncoi vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat